Breshëri në Rrapë të Pukës, Berisha: Narkoqeveria asnjë premtim për dëmshpërblimet

0
812

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën që u krijua në Rrapë të Pukës pasi breshër shkatërroi bujqësinë në këtë zonë.

 

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai sulmoi qeverinë, ndërsa theksoi se ajo nuk i mban premtimet për dëmshpërblim në raste të fatkeqësive natyrore.

“Bresher shkaterrimtar per bujqesine ne Rrape te Pukes!
Narkoqeveria asnje premtim per çdemtimin qe u takon nga fatkeqesia natyrore. Sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se fshati Rrapë është përfshirë nga një stuhi breshëri në përmasa të frikshme. Sipas banorëve reshjet intensive të breshrit kanë zgjatur për rreth dhjetë minuta duke krijuar një situatë të jashtëzakonshme. Për pasoja janë shkaktuar dëme kolosale në bujqësi. Të gjithë të mbjellat, përfshirë dhe frutorët e foragjeret kanë pësuar dëmtime masive dhe të parikuperueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here