Friday, April 26, 2024
Home Politikë Ironia e Nard Ndokës për Tërmet Peçin: Tritani “padit” djalin te baba!

Ironia e Nard Ndokës për Tërmet Peçin: Tritani “padit” djalin te baba!

0
842
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkise se Tepelenes, Termet Peci, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nMayor of Tepelena Termet Peci and Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Deputeti, Nard Ndoka, ka ironizuar kërkesën e Partisë Demokratike drejtuar kryeministrit Rama për shkarkimin e kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Për Ndokën kjo është e pamundur. Kreu i PDK-së e konsideron kërkesën deputetit Shehu drejtuar Ramës, si një kërkesë që i drejtohet një babai për të ndëshkuar djalin e vet.

PD kërkoi sot shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës pas publikimit të një video ku Tërmet Peçi shfaqet duke kënduar këngë për Enver Hoxhen gjatë një darke zyrtare.

Madje selia blu i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj Tërmet Peçit pasi sipas PD ai ka sfiduar ligjin dhe demokracinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here