LAJMIFUNDIT/ Shpërthen nga flakët automjeti në Shkodër, disa të shoqëruar nga policia…

0
1982

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës .

Mjeti tip “Ford” me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A.L ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini” .

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Pasi është spërkatur me lendë djegëse, mjetit më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodres kohet e fundit eshte tronditur nga mjaft ngjarje me natyre kriminale qe akoma jane pa autor .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here