Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Rama: Gati të hetohem për padinë e ‘dy gjysmagjelave’ të opozitës

Rama: Gati të hetohem për padinë e ‘dy gjysmagjelave’ të opozitës

0
624

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë së PD-së dhe LSI-së ndaj tij për çështjen e denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, ku implikohej në dhunimin e një vajze djali i deputetit socialist.

Rama i quan gjysmagjela Spahon dhe Vasilin dhe shpreh gatishmërinë për tu hetuar, ndërsa thotë se mezi pret fundin e dy babaleve. Por kryeministri nuk heq dorë nga paketa antishpifje.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2🙃 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon😊”, shkruan Rama.

Rama Tw

Dy krerët e grupeve parlamentare PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili depozituan në Prokurorinë e Tiranës sot një padi penale ndaj kryeministrit Edi Rama për 4 akuza. Sipas PD-LSI, Rama kanosi për shkak të detyrës oficerin Emiljano Nuhu, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ka kanosur për të mos kallëzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here