Wednesday, May 1, 2024
Home Sport Presidenti Gjici mbledh stafin dhe merr vendimin për Cungun

Presidenti Gjici mbledh stafin dhe merr vendimin për Cungun

0
835

Kukësi ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 21 të Kategorisë Superiore, duke qenë se Tirana e nxori thuajse nga objektivi që është titulli kampion. Goli i shënuar nga Albi Doka pak minuta para fundit, i dha mundësi Partizanit që të shkëputet me 8 pikë, gjë e cila ka tërbuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

“VipSport.al” ka mësuar nga burime të sigurta pranë klubit se menjëherë pas ndeshjes, numri një i stolit të Kukësit ka mbledhur drejtues të stafit teknik nga rrethi më i ngushtë dhe i ka kritikuar për ndeshjen që skuadra zhvilloi ndaj Tiranës.

Tone më të ashpra ka pasur kundrejt trajnerit Armando Cungu për të cilin ka marrë edhe vendim. Ky i fundit e kishte paralajmeruar se mirepret çdo vendim te presidentit Gjici.

Ndeshja me Teutën, është ultimatumi që Gjici i ka vënë trajnerit shkodran dhe synohet me çdo kusht vetëm fitorja në atë takim. Nëse Kukësi nuk arrin të fitojë në transfertën e Durrësit, atëherë Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i verilindorëve duke qenë se një humbje me Teutën mund ta largojë përfundimisht nga titulli. /VipSport/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here