Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Takimi i Bashës me aleatët në Durrës, Vasili: Opozita, garanci për daljen...

Takimi i Bashës me aleatët në Durrës, Vasili: Opozita, garanci për daljen nga kriza

0
495

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët në qytetin e Durrësit. Takimi është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ndërsa RTV Ora News ka mësuar disa detaje nga ky takim, ku është diskutuar për aksionin e opozitës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh.

Ai ka deklaruar se ka një dakordësi të plotë për një platformë që zgjidh krizën e rëndë kushtetuese, politike dhe përfaqësimi.

“Opozita e bashkuar është e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave dhe jo demagogjinë e radhës”, mësohet se ka deklaruar Vasili.

Më tej Vasili ka deklaruar se opozita është e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj.

“Edi Rama është gjeneruesi dhe shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Interesi i tij i vetëm është që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen e koncesioneve”, është shprehur Petrit Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here