Bardh Spahia denoncon: Ja se si qeveri po vjedh dhe uzurpon pronat

0
583

 

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuza te forta qeverise dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e keshillit kombetar te territorit mbi planet e detajuara ne zonat e rendesise kombetare ne bregdet, ku hyn edhe Rrjolli. Ai e quan kete nje vjedhje te paster dhe uzurpim te prones me vendim qeverie. Ne rrjetin social facebook, Spahia shkruan:

Me datë 23 tetor 2019, Qeveria Shqiptare miratoi në Këshillin Kombëtar të Territorit Dokumentet e Nismave për Planet e Detajuara në Zona të Rëndësisë Kombëtare në zonat bregdetare të Adriatikut, përkatesisht 5 te tilla: në Baks-Rrjoll Bashkia Shkodër; në Ranën e Hedhun, Bashkia Lezhe; Në Shengjin, Bashkia Lezhë ne zonën e Tales Bashkia Lezhë dhe në zonën e Ishmit Bashkia Kurbin
Ky është një akt i pastër vjedhjeje dhe uzurpimi i pronave të banoreve të zonës nga nje qeveri e inkriminuar qe kerkon të zhvillojë pa kriter zona me interes zhvillimi siç janë zonat bregdetare.
Instrumenti i Planeve të Detajuara në Zonë të Rëndësisë Kombëtare është një instrument tashmë i ligjëruar në Ligjin 107/2014 Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit por është një instrument i cili është në kundërshtim të parimeve bazë të këtij ligji siç është parimi i transparencës dhe parimi i decentralizimit dhe subsidiaritetit.
Ky instrument është i projektuar në mënyrë të atillë për të ligjëruar abuzimet e kësaj qeverie që kanë të bëjnë me zhvillimet e territorit sepse ndërhyjnë në mënyrë direkte në çështje të pushtetit vendor dhe janë procese hermetike në të cilat banorët e zonës apo aktorët e interesuar direkt, nuk kanë asnjë dijeni për zhvillimin e tyre. Në këtë mënyrë qeveria u jep pronat dhe pasurite e qytetareve njerezve te afert te kryeministrit Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here