Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Rama: Kur me vdiq babai u bëra njeri normal, hoqa mjekrën e...

Rama: Kur me vdiq babai u bëra njeri normal, hoqa mjekrën e vathin u bëra dhe ministër

0
789

Kryeministri Edi Rama njihet si një person që bën dallim nga të tjerët për veshjen dhe lukun e tij. Këtë vazhdon ta ketë edhe sot që është kryeministër, ndërsa gjatë bashkëbisedimet në një familje të prekur nga tërmeti, Rama tregoi kur ai u bë normal, pasi hoqi vathin dhe mjekrën.

Rama: Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pas edhe unë një vath kur isha…sa vjeç je ti?

Djali: 29

Rama: Aq kam qenë dhe unë. E di kur e hoqa vathin unë

Djali: Kur?

Rama: Unë e hoqa vathin kur më vdiq babi, isha në Paris. Kishim shumë marrëdhënie të afërt. Ai vdiq në mëngjes, por unë duhet të nisesha të nesërmen sepse nuk kishte avion. Nga stresi kam ndenj, nuk e di sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë farë, hoqa vathin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha anormal. Erdha për varrimin pastaj po atë ditë u bëra ministër, koincidencë e paparë dhe isha gati.

I zoti i shtëpisë: Edhe këtij si duket i ka ardhur koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here