Raketat ndaj bazave ushtarake të SHBA,Meta: Raketat e lëshuara nga Irani, provokim me pasoja të rrezikshme

0
714

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane.

“Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”, shkruan Meta.

  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here