Itali/ Rrëzohen nga skela, dy shqiptarët në gjendje të rëndë në spital

0
2206

 

Dy emigrantë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë në vendet e punës në Itali.

Ngjarjet bëhen publike nga mediat vendase.

Një emigrant shqiptar është rrëzuar nga skela ditën e sotme gjatë një punimeve në një pallat në Milano.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.45, ndërsa mendohet se ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

Shqiptari ndodhet në gjëndje kritike për jetën ndërsa po kurohet në spitalin Niguarda të qytetit.

Autoritetet kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti në punë.

Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e datës 8 janar 2020 në komunën Caresana në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes.

Një punëtor shqiptar 34 vjeç është rrëzuar nga një lartësi 10 metra ndërsa po punonte në çatinë e një ndërtese. Ai ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin lokal ndërsa gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë kritike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here