Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Raporti i agjencisë “Fitch”, reagon Meta: Urgjentisht të vendoset dialogu politik,...

Raporti i agjencisë “Fitch”, reagon Meta: Urgjentisht të vendoset dialogu politik, ose do humbasim shumë

0
532

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e agjencisë “Fitch”, sipas së cilës janë përkeqësuar treguesit për investimet në Shqipëri. Meta shprehet se një nga faktorët që ka ndikuar në përkeqësimin e klimës për investimet është edhe situata e rëndë politike në vend.

Kreu i shtetit shton se duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here