Paketa anti-KÇK, Rama: Disa njerëz bëjnë avokatin e krimit

0
809

 

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot sërish juristët, mediat dhe politikanët që kanë shprehur rezerva për operacionin Anti KÇK. Në një postim në Twitter, duke marrë shkas nga shqetësimi i një qytetari që thotë se nuk e kupton përse mediat janë kundër këtij operacioni, Edi Rama shprehet se këta që kritikojnë janë avokat të krimit.

Postimi i plotë në Twitter i kreut të qeverisë:

“A janë njerëz këta a ça janë?”,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK!Eh,kanë kaq kohë që shajnë,akuzojnë,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë.

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre,të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua,me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here