Nga e hëna universiteti nis mësimin online. Vendimi i rektoratit për shkak të ndërprerjes së mësimit nga Covid-19

0
1015

 

 

Nga e hëna e 23 Marsit universiteti i Shkodrës do të nisë mësimin online ndaj kërkohet nga studentët të marrin pjesë, pasi kjo do të vlerësohet nga pedagogët në fund të procesit. Pas sistemit parauniversitar, edhe arsimi i lartë merr këtë masë pasi nuk dihet edhe sa kohë do të zgjasë situata me Covid 19.

“Për të gjithë ato që kanë pasur vështirësi të lidhen me platformat on-line të ofruara nga pedagogët tuaj, në ndihmë do ju vijë stafi i IT-së së Universitetit, i cili ka ofruar platformën Moodle që aktualisht është në përdorin në universitet si platforma të tjera që janë free access për t’u përdorur nga stafi akademik. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve, që të marrin pjesë aktive në mësimin on-line, pasi kjo është shumë e rëndësishme për vijueshmërinë e procesit mësimor. Për gjithë ne nuk është e thjeshtë të fillojmë të punojmë me një sistem që shumë nga ne nuk e kanë praktikuar. Natyrisht do të kenë vështirësi, të cilat do ta ngadalësojnë procesin mësimor. Është shumë e rëndësishme për studentët tanë, që ne të tregohemi të guximshëm për futjen e kësaj metode të re në sistemin tonë, metodë e cila në të ardhmen mund të zërë një vend të rëndësishëm në punën akademike. Me vendimin nr. 152 datë 18.03.2020 Rektorati i USH-së është shprehur për fillimin e këtij procesi mësimor, i cili është duke u zbatuar nga një numër gjithnjë në rritje i stafit akademik. Njësitë kryesore kanë për detyrë të mbështesin të gjitha alternativat që ofrojnë departamentet për mësimin on-line. Për këtë proces nuk ka receta të gatshme. Është koha të punojmë, sepse çdo çast i humbur është në dëm të studentëve tanë.

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me urdhrin nr. 153 datë 20 mars 2020 ka vendosur ndërprerjen e procesit mësimor deri me datën 03 prill 2020, duke shpresuar se kjo mund të jetë data kur të fillojmë përsëri procesin mësimor në auditore. Megjithatë gjithçka varet nga ecuria që do të ketë përhapja e Covid 19 dhe masat e tjera që po marrin të gjitha shtetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here