Itali/ 601 viktima në 24 orë, mbi 6 mijë të vdekur nga koronavirusi

0
534

 

ITALI

Italia merr një tjetër goditje të fortë nga pandamia që mban emrin COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona, 48 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793 ne 24 ore.

Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077. Të dhënat e reja i bëri me dije kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli.

Ndërkohë, 408 janë personat e shëruar, ndërsa në total numri i tyre ka shkuar në 7423. Në lidhje me rastet e reja, ata janë 3780. Italia regjistron 50 418 të prekur në total nga Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here