Friday, April 26, 2024
Home Kronika Shkon në 2 numri i viktimave nga atentati në Kurbin, humb jetën...

Shkon në 2 numri i viktimave nga atentati në Kurbin, humb jetën 53-vjeçari

0
989

Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 maj) në Kurbin.

Shtetasi që ndërroi jetë është 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi me armë zjarri drejt disa personave.

Nga të shtënat me humbi jetën edhe shtetasi Bujar Lika 37 vjeç i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit.

Ndërkohë mbeti i plagosur edhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here