Masakra në Velipojë, H. Verracaku: Shkuam për tu sqaruar por situata doli nga kontrolli, na qëlluan të parët

0
3700

54-vjeçari, H. Verracaku (Ferracaku) që mbeti i plagosur në përplasjen me armë zjarri me familjen Gocaj, ndërsa i vëllai Kujtim Verracaku u vra, ka treguar si nisi përplasja mes tyre.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet ndërkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve”.

Siç tregon më tej ai, ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

“Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli” ka thënë ai për policinë.

Ngjarja e rëndë u shënua 30 minuta pas mesnatës së të shtunës. Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel Gocajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here