Gjendje kaotike në trafikun e automjeteve/ Mungon policia rrugore në dalje të qytetit

0
964

 

Trafiku u qarkullimit te automjeteve ne dalje te qytetit te Shkodres pas ores 10.00 te dites se merkure ! I ngjane fundjaves sa i perket automjeteve te shumta ! Ne drejtim te ish-Pazarit te Pjeter per te vijuar ne Bahçallek, duhet pritur gjate nen shoqerimin e te nxehtit pervelues ! Trafiku shtrihet me rreth 1 kilometer edhe nga unaza perendimore e rruga kryesore ne Xhabie si dhe nga rruga qe lidhet me sheshin “Isa Boletini”. Te gjitha automjetet nga keto rruge vine dhe bashkohen ketu , per te vijuar ne drejtim te Tiranes, Velipojes dhe Muriqanit.

Faktikisht per disa dite inspektore te policise rrugore nuk lejuan parkime te automjeteve ne ane te ketij segmenti, ndaj dhe trafiku ishte me i lehtësuar. Por ditet e fundit eshte kthyer serish e njëjta gjendje me parkimet, nderkohe  qe qofte edhe nje inspektor i policise rrugore nuk ndodhej ne kete segment, per te kontrolluar sado pak trafikun e qarkullimit ! Eshte e papranueshme  mungesa e policise rrugore ne segmente te tilla ne dite si keto, me trafik qarkullimi tejet te renduar ! Aq me teper kur akoma behen punime ne rruge dhe tek rrethrrotullimi i By Pass-it, çka e kerkon patjetër orientimin e automjeteve nga inspektoriati rrugor!

Ne kushtet kur numri i automjeteve ne qarkullim eshte rritur ndjeshem per shkak te sezonit te pushimeve si dhe ardhjes se emigranteve, se paku nga dalja e qytetit ne Xhabije dhe deri tek Harku i Berdices prania e policise rrugore eshte e domozdoshme 24 ore. Por faktikisht nuk kjo nuk po ndodhe, pavaresisht gjendjes kaotike ne trafik !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here