Turizmi në krahinen e Kelmendit/ Mbi 700 turistë në ditë mes bukurisë së bjeshkëve

0
548

 

Mesatarisht 700 turiste ne dite e vizitojne Kelmendin kete periudhe,nderkohe qe ne fundjave ky numer peson rritje te ndjeshme ! Perveç qytetareve nga qytete te ndryshme te Shqiperise, dhe nga trevat shqiptare përtej kufirit, nuk jane te paket as turistet nga Italia, Gjermania, Polonia, Çekia e tjere. Rindertimi i qendres  se Vermoshit, natyrisht qe ka ndikuar ne permiresimin e metejshem te imazhit turistik te zones. Bashke edhe me kanionet e pasurite e tjera natyrore si te lugines se  Vermoshit ashtu dhe te Lepushes e deri ne Tamare, perbejne asambel alpin teper te veçante qe nuk e gjene ne bjeshket e tjera te Ballkanit e me gjere.

Por si ndertimi i rruges se Kelmendit ashtu dhe e qendres turistike e Vermoshit, per vizitoret duhet konsideruar vetem si fillimi i investimeve nga Qeveria shqiptare per zhvillimin turistik te alpeve shqiptare.

Sipas programit zyrtare te investimeve, ne zonen kelmendit me dhjetra bujtina, investimi me i rendesishem qe duhet kryer eshte rikonstruksioni rrjetit te shpërndarjes se energjise elektrike, pasi eshte akoma ai i 30 viteve me pare dhe per pasoje ka ndërprerje te shpeshta te furnizimit me energji elektrike./TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here