Ministrja Kushi: Rikonstruktohet shkolla “Kol Martini” në Malësi të Madhe, gati këtë shtator

0
694

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi bën me dije se është drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Kol Martini” në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe.

Përmes një postimi në facebook, ajo nënvizon se kjo shkollë do të jetë gati këtë shtator dhe do të mirëpresë nxënësit e saj me kushte plotësisht të reja dhe moderne.

Ndërkohë, rikonstruksioni i shkollës “Kol Martini” është mundësuar falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here