Organizonin lojëra fati përmes celularëve, arrestohen administratorët e dy lokaleve në Lezhë

0
1058

2 administratorë lokalesh janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi organizonin lojëra fati nëpërmjet celularëve.

Në pranga kanë rënë Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 pajisje elektronike për lojëra fati, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

“Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë”.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here