Thursday, May 9, 2024
HomeAktualitetVuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndahet nga jeta vëllai i Isamil...

Vuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndahet nga jeta vëllai i Isamil Kadare, doktor Shahin Kadare

-

Është ndarë nga jeta, doktor Shahin Kadre, vëllai i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Shahin Kadare është shuar orët e para të mëngjesit sot (17 nëntor) pas një  beteje më pak se një vjeçare me një sëmundje të rëndë.

E bija e doktorit, Jorina Kadare ka njoftuar nëpërmjet Facebook se ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e enjte, data 18 nëntor, ora 12:00.

Shahin Kadre  është një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts