Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetI ftohti siberian do të na shoqërojë dhe sot

I ftohti siberian do të na shoqërojë dhe sot

-

Territori shqiptar do të vazhdojë të paraqitet nën dominimin e masave të ftohta siberiane, duke mbizotëruar moti i kthjellët por shumë i ftohtë, përjashtuar zonat malore përgjate shtrirjes lindore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja largon vranësirat nga zonat malore, duke bërë që moti i  kthjellët të jetë prezent.

Era e ftohtë verilindore do të bëjë që i ftohti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts