Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetKrimet mjedisore do të mund ti denonconi online, prezantohet platforma

Krimet mjedisore do të mund ti denonconi online, prezantohet platforma

-

Në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” është hapur një kanal i posaçëm ku çdokush mund të denoncojë krimet ndaj mjedisit.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë prezantimit të platformës pranoi se krimet ndaj mjedisit kanë mbetur të pandëshkuara.

“Ende mbetet problem numri i pakët i procedimeve dhe dënimeve për krimet e mjedisit. Policia e Shtetit jo pa keqardhje mbetet ende në një fazë të rutinës kur bëhet fjalë për krimet mjedisore, është i domosdoshëm ndryshimi i mentalitetit së pari, injektimi i një filozofie të re pune në trajtimin e krimeve mjedisore me të njëjtën rëndësi si trajtohen krimet e tjera kundër personit, pasurisë, krimit të organizuar etj.”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi emergjente gjendjen ku ndodhet mjedisi dhe tha se nevojitet zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndëshkuese ndaj atytre që dëmtojnë natuyrën.

Gjatë tre viteve të fundit në vend janë regjistruar rreth 3 mijë vepra penale ndaj mjedisit ku ndërtimi i paligjshëm është shkelja më e shpeshtë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts