Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitet5 mijë refugjatë janë futur në Shqipëri, Nano-policisë: Kontrolloni kufijtë

5 mijë refugjatë janë futur në Shqipëri, Nano-policisë: Kontrolloni kufijtë

-

 

Porta e Shqipërisë është vendi nga ku refugjatët kalojnë për në vendet e BE-së. Ndaj dhe kryepolici Gledis Nano, ka shpërndarë një urdhër të prerë për drejtoritë vendore në jug dhe juglindje të vendit, në lidhje me emigrantët e paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe zgjedhin vendin tonë si tranzit për të depërtuar në shtetet e BE-së.

Nano në tërheqjen e vëmendjes dërguar në drejtoritë Korçë dhe Gjirokastër ka kërkuar angazhim maksimal në kontrollin e kufirit dhe pikasje së të gjitha rasteve të tentativës nga këta klandestinë për kalim të kufirit.

Në vetëm tre muajt e fundit, në kontrollet e kryera në kufij dhe brenda territorit të vendit janë kapur rreth 5 mijë klandestinë, në tentativë për të kaluar. Krahasuar me një vit më parë, burime nga policia bëjnë me dije se shifrat e kapjes së klandestinëve janë thuajse të njëjta, por me një ulje tepër të vogël gjatë 2021-shit.

Në operacionin “Perimetri” kanë rënë në pranga dhjetëra shqiptarë që kanë tentuar të ndihmojnë klandestinët kundrejt shumave që fillojnë nga 300 dhe 500 euro. Pjesa më e madhe e tentativave ka qenë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts