Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetRritja e konsumit, importet e naftës, birrës dhe kafesë arrijnë rekorde historike...

Rritja e konsumit, importet e naftës, birrës dhe kafesë arrijnë rekorde historike në 11-mujor

-

Importet e mallrave kryesore të akcizës nuk janë penguar nga çmimet e larta që ofruan tregjet ndërkombëtare këtë vit.

Përkundrazi importi i mallrave kryesore të akcizës, naftës, kafesë dhe birrës shënoi rekorde historike që nga viti 1990 kur Shqipëria u hap me botën, ndërsa importi i cigareve i qëndroi normalitetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se importet e naftës kanë arritur ne 561 mijë tonë gjatë 11-mujorit me një rritje 17% në krahasim me vitin e kaluar në këtë periudhë. Gjithashtu, importet e karburanteve ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë në këto 30 vite. Në vitin 2021, importi hidrokarbureve ishte 43% më i lartë se mesatarja historike. Burimet nga tregu paguan se rritja u nxit nga kërkesa e lartë dhe nga mungesa e funksionimit të ARMO-s.

Në tregun ndërkombëtar një fuçi naftë kushtoi dje rreth 74 dollarë. Nga fillimi i vitit, kulmi arriti në muajin tetor ku një fuçi u shit me mbi 85 USD. Vlera më E ulët ishte në fillim të vitit në janar 2021 me rreth 45 USD për fuçi.

 

 

Gjatë këtij viti, çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 184 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 36 lekë për litër, ose rreth 20%.

Importet e cigareve panë një rritje me te moderuar. Gjatë 11-mujorit 2021 ato arritën në 2648 tonë me një rritje 9% nga viti 2020. Me gjithë rritjen, importi i cigareve mbeti nën nivelin e para-krizës (2019) ku në të njëjtën periudhë u importuan 2736 tonë cigare.

Importet e kafesë arritën gjithashtu rekord historik. Në 11-mujorin 2021 u importuan 8268 tonë, niveli më i lartë që nga viti 1990. Gjatë 2021, importet e kafesë u rritën me 11%, teksa në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën në nivele rekord.

Importet e birrës kishin rritjen më të fortë vjetore me mbi 23%, në krahasim me vitin 2020, duke thyer gjithashtu edhe rekordet historike të importit.

Rritja e importeve të mallrave të akcizës në sasi dhe në vlerë është faktori kryesor në rritjen e të ardhurave buxhetore gjatë këtij viti. Në paketën fiskale të vitit 2022, qeveria miratoi një ligj që indekson akcizës ne vlerë fikse me nivelin e inflacionit. Nëse inflacioni mesatar në vitin 2022 do të rritet me 2.5% në këtë nivel do të rriten edhe akcizat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 46.6 miliardë lekë, 6.6 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se viti 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se plani i akcizës për 11-mujorin 2021.

Si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, qytetarët paguajnë më shumë nga taksat që vilen në përqindje të çmimeve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts