Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetRritet numri i të infektuarëve/ Në 24 orë, 801 raste të reja...

Rritet numri i të infektuarëve/ Në 24 orë, 801 raste të reja dhe dy humbje jete

-

 

Ministria e Shendetesise raportoi sot 801 persona te infektuar covid 19 dhe 2 humbje jete në 24 oret e fundit. Ajo qe bie ne sy ne njoftimin e sotem eshte edhe rritja e numrit te testimeve per 24 ore.

Njoftimi i plote:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,166 testime, 801 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 351 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 801 qytetarë, në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.
Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2
pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Statistika (04 Janar 2022)
Raste të reja ditore         801
Të shëruar në 24 orë       351

Të shtruar në spitale       113
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002
Raste pozitive                 212,021
Raste të shëruara           201,748
Raste Aktive                        7,049
Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326
Fier                 711
Durrës             645
Shkodër          451
Elbasan           441
Vlorë                433
Berat               284
Gjirokastër     225
Lezhë              213
Korçë               143
Dibër                106
Kukës               71

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts