Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetMinistrja e Bujqësisë, Frida Krifca thirrje për të investuar në fshat

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thirrje për të investuar në fshat

-

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca thotë se nga 10 janari e deri në 25 shkurt thirrja e 4 e programi IPARD do të qëndrojë e hapur për të pritur bizneset dhe individët që duan të investojnë në fshat. Për të përfituar nga ky fond kushtet janë të thjeshta. Krifca thotë se nëse ke një shtëpi të vjetër në fshat dhe një ide të re, apliko tani për të ngritur bujtinën tënde.

“Sot është dita e parë e thirrjes 4 e programit IPARD këtë thirrje e kemi çelur vetëm për masën e turizmit rural dhe të sporteve rekreative si dhe manifakturës dhe artizanatit. E kemi çelur për këto elemente specifike nën-sektorë sepse kemi vënë re se ka një kërkesë të shtuar dhe ai buxhet i cili aktualisht është i paangazhuar nga thirrjet e mëparshme dhe nga masat e mëparshme ia kemi dedikuar këtyre nën sektorëve”.

Ngritja e bujtinave do të thotë të mbash gjallë traditën shqiptare. Në këto bujtina nuk duhet të mungojnë elementet tradicionale si mikpritja dhe ushqimi bio fermerëve vendas.

”Buxheti në dispozicion veç për këtë thirrje do të shkoj diku tek 5.2 mln Euro masat e financimit fillojnë nga 10 mijë Euro deri në 400 mijë Euro për investimet në ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve ekzistuese të cilat gjithmonë do të jenë në formatin tradicional dhe për këtë merret një certifikate vërtetësia nga Instituti i Monumentit të Kulturës pasi këto investime në duam të jenë të përputhura me karakteristikat e zonës ku ato janë”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts