Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetMinistrja e Shëndetësisë inspekton punimet në spitalin e Laçit: Do jetë gati...

Ministrja e Shëndetësisë inspekton punimet në spitalin e Laçit: Do jetë gati pas 2 muajsh!

-

 

Spitali i ri i Laçit do të jetë gati për banorët e Kurbinit pas 2 muajsh. Kështu bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi sot punimet. Ajo u shpreh se ky spital është modeli i spitaleve që duhet të ndërtohen në të gjitha bashkitë, teksa theksoi se ka kapacitete të bollshme.
 
Spitali do të përfshijë poliklinikën, urgjencën si dhe do të ketë 3 pavione.
 
“Në dy muaj e pakë do ta konkludojmë këtë projekt. Jemi në fazën ku po bëhen instalimet elektrike dhe hidraulike. Ky spital do të jetë shembulli si ne i duam spitalet bashkiake. Spitali i vjetër ishte një godinë që nuk mund të riparohej. Ia dolëm të bënim një projekt të shpejtë. Kjo strukturë do përfshijë poliklinikë, do përfshijë ambientet e urgjencës, do të ketë 3 pavione. Ambientet janë të bollshme edhe për të shtuar shërbime të reja në rast se do të vlerësojmë se do të jetë nevoja. Po e nisim me 35 shtretër, por në kuadër të flukseve, hapësirat janë të bollshme për të rritur numrin e shtretërve“, tha Manastirliu.
 
Spitali i vjetër në Laç pësoi dëmtime të shumta për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe për këtë struktura u ndërtua nga themelet.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts