Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetKryepolici Gledis Nano firmos tjetër marrëveshje me laboratorin “Intermedica”, çfarë përfitojnë policët...

Kryepolici Gledis Nano firmos tjetër marrëveshje me laboratorin “Intermedica”, çfarë përfitojnë policët dhe familjarët e tyre

-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nënshkroi një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, në favor të punonjësve të Policisë, familjarëve të tyre dhe familjarëve të të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.

Policia e Shtetit, pas marrëveshjes për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë, ka firmosur një tjetër marrëveshje me administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, z. Thoma Vasili.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi konsiston në ofrimin e ekzaminimeve mjekësore me çmime të reduktuara, për punonjësit e Policisë së Shtetit, familjarët e tyre dhe familjarët e të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ka falënderuar z. Thoma Vasili, për mundësinë që i është dhënë punonjësve të organizatës që ai drejton, duke u ofruar atyre tarifa të reduktuara për analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjekësore.

 

 

Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts