Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetA do të ndryshojmë masat anti-covid? Manastirliu: Herët për të shpallur fitore...

A do të ndryshojmë masat anti-covid? Manastirliu: Herët për të shpallur fitore mbi pandeminë

-

Duket se masat anti-covid në vend nuk do të ndryshojnë edhe për disa kohë.

Së paku kështu ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha sot pas një mbledhje të qeverisë se është ende herët për të shpallur fitoren me pandeminë.

Manastirliu theksoi se situata po monitorohet dhe se në vend janë mbi 18 mijë raste aktive e se është arritur që të vaksinohet 56% për popullatën mbi 16 vjeç.

Manastirliu: Do të doja ta nisja duke përmendur atë që drejtori i përgjithshëm i OKB ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitore, për të lëshuar masa jo mjekësore. Vendet po bëjnë vlerësime epidemiologjik. Sa i përket masave tona, ju e dini se masat në Shqipëri, situata po vlerësohet dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Bazuar në vlerësimin e situatës, do të merren vendime.

Kemi arritur në 56% për popullatën mbi 16 vjeç. Sa i përket dozës përforcuese, Komiteti i Ekspertëve është duke e vlerësuar këtë gjë. Jemi duke vlerësuar dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ri Omicron, duke vlerësuar periudhën e karantinimit. Ndaj do të kemi një vendim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts