Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetPolicia e Shtetit bën bilancin e javës, 164 persona të arrestuar

Policia e Shtetit bën bilancin e javës, 164 persona të arrestuar

-

Vetëm në një javë, Policia e Shtetit arriti të arrestojë 164 persona, procedoi penalisht 354 dhe shpalli në kërkim 17 të tjerë.

Në një njoftim për mediat, thuhet se janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Four”, “Transit”, “Stacioni”, “Ndërveprimi”, “Restart”, “Bradasheshi”, “Ulëza”, “No more”, “Seven”, “Eksplozivi”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Fake Test”, “Lastra”, “Lumthi”, “Gramsh 2022”, “Shëtitësi”, “Lalm i Ri”, “Contraband”, “Moonlight”, “Vjosa e pastër”, “Ëhiteness” dhe “Shoshan”.

Policia, në njoftimin e saj, specifikon se janë kapur 36 persona të shpallur në kërkim, nga këta sipas saj 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak), janë evidentuar 13 raste, me 8 persona të arrestuar, 4 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Janë sekuestruar 4 armë zjarri, municion luftarak, 8 armë të ftohta, 450 gramë kokainë, 73 kilogramë kanabis, rreth 1 milion euro të falsifikuara, një sasi paketash kontrabandë, peshore elektronike, çipsa, monitorë për lojëra fati, granata, radio policie dhe sende të tjera.

Janë sekuestruar 3 laboratorë, një për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe dy për teste të falsifikuara dhe ushtrim veprimtarie pa licencë e kasë fiskale; janë sekuestruar edhe llamba elektrike dhe aksesorë të tjerë, mjete dentare e laboratorike.

Janë evidentuar 42 raste të krimeve mjedisore, me 41 persona të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, me 10 persona të arrestuar, 8 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 51 raste, me 24 persona të arrestuar, 32 të proceduar dhe 5 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 31 raste të dhunës në familje, me 16 persona të arrestuar, 15 të proceduar dhe 3 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 48 raste, me 6 persona të arrestuar, 41 të proceduar dhe 4 në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 2 persona të arrestuar dhe 3 të proceduar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts