Shkolla Kolë Margjini vitet e fundit ka pasur nje qasje mjaft pozitive per te qene e hapur per komonitetin,per te pritur nxenes dhe per ti mesuar profesionalisht ata. Gjithashtu edhe per ti drejtuar dhe orjentuar drejt tregut te punes aty ku kerkesat jane me te medha. Tashme kjo shkolle ka nisur javen e aktiviteteve promovuese dhe per te folun per to e ftuar ne emisionin ‘’Start’’ ne Tv1 Channel drejtoresha e shkolles, Albana Lleshaj.
Lleshaj: Promovimi i nje shkolle eshte mjaft i rendesishem, ne si cdo vit tjeter kemi nisur aktivitetet promovuese ne te gjitha shkollat 9-vjecare. Qe nga viti i kaluar edhe ne kete vit do te vazhdojme ndryshe nga heret e tjera duke perfshire edhe bashkine Shkoder.
Shkolla jone ka nje arme te forte qe eshte bursa prej 7 mije leke te reja qe ofrohet per cdo nxenes i cili regjistrohet ne shkolle . Duke e ditur nga bashkia qe ka persona qe trajtohen me ndihme ekonomike, pse jo tu japim nje mundesi edhe ketyre femijeve te cilet nuk i kane mundesite per tu shkolluar.
Sjellja e femijeve ne shkollen Kole Margjini jo vetem e pregatit ate por ka nje vend pune te garantuar pasi te perfundojne studimet dhe trajtojtohet me nje lloj ndihme nga ana ekonomike. Nxenes te cilet vine nga rrethet apo zona te thella te Shkodres, ne ofrojme konviktin falas ku brenda konviktit eshte i perfshire edhe ushqimi falas. Kushtet e konviktit jane te mira, i restauruar vitet e fundit. Prandaj ju bej thirje te gjithe prinderve ti sjellin femijet ne shkollen Pyjore.