Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetVranësira, por nuk priten reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vranësira, por nuk priten reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Moti i qëndrueshëm mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit tonë ku bregdeti dhe zonat e ulëta do të kenë kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore karakterizohen nga kthjellime të alternuara me vranësira më të dendura, megjithatë, nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Përjashtuar Europën Lindore e cila do të jetë në ndikimin e kushteve te qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë.

E gjithë pjesa tjetër e Europës paraqitet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente.

Konkretisht; gadishulli Iberik dhe gadishulli Ballkanik  do të kenë rrebeshe shiu dhe erë të fortë, stuhi të forta ere dhe reshje dëbore priten në rajonin e Balltikut. Po ashtu brigjet e deti të zi dhe brigjet e Egjeut mbeten me shira dhe mini – stuhi të forta ere.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts