Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitetTemperatura deri në 28 gradë, çfarë ka rezervuar moti për sot

Temperatura deri në 28 gradë, çfarë ka rezervuar moti për sot

-

Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Sipas Meteoalb, orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira, më të mundshme në zonat verilindore. Parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°c deri në 28°c.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë max 55 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe jonit do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti evropian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta, më të theksuara kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanikë do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës vijon Evropa Lindore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts