Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetIndeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i RSF-së 2022: Shqipëria pëson rënien...

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i RSF-së 2022: Shqipëria pëson rënien më të madhe për lirinë e medias që prej vitit 2013

-

Është publikuar Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit , i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore.

Sipas Indeksit të 20-të të Lirisë së Shtypit Botëror i publikuar nga Reporterët pa Kufij, Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe për lirinë e medias që prej vitit 2013 .

Në vitin 2021 ishte në vendin e 83 nga 180 ndërsa këtë vit është i 103. Ndwrkohw qw në vitin 2013 ishte në vendin e 82.
Sipas raportit në nivel ndërkombëtar, demokracitë po dobësohen nga asimetria midis shoqërive të hapura dhe regjimeve despotike që kontrollojnë mediat dhe platformat e tyre online, ndërkohë që bëjnë luftëra propagandistike kundër demokracive. Polarizimi në këto dy nivele po nxit rritjen e tensionit.

Në Indeksin e këtij viti, situata është klasifikuar si “shumë e keqe” në një numër rekord prej 28 vendesh. Ndërsa 12 vende, duke përfshirë Bjellorusinë (153) dhe Rusinë (155), janë në listën e kuqe të Indeksit (duke treguar “shumë keq” lirinë e shtypit) në hartë.

10 vendet më të këqija në botë për lirinë e shtypit përfshijnë Mianmarin (176), ku grushti i shtetit të shkurtit 2021 e ktheu lirinë e shtypit me 10 vjet, si dhe Kina, Turkmenistani (177), Irani (178), Eritrea (179) dhe Koreja e Veriut (180).

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts