Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetMinistrja Kushi: Së shpejti një protokoll bashkëpunimi me Italinë në fushën e...

Ministrja Kushi: Së shpejti një protokoll bashkëpunimi me Italinë në fushën e sportit

-

Gjatë vizitës në Shqipëri, nënsekretarja Italiane e Shtetit për Sportin Valentina Vezzali u prit nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

“Një takim shumë miqësor sot me Valentina Vezzali, Nënsekretarja Italiane e Shtetit për Sportin, e cila ka hyrë në histori si sportistja italiane që ka fituar më shumë medalje në të gjitha kohërat. Së bashku edhe me Ambasadorin e Italisë  Fabrizio Bucci diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e sportit dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila do të nxisë më shumë shkëmbime dhe aktivitete të përbashkëta sportive,”- shprehet ministrja.

Gjithashtu, ajo ndoqi në Tiranë finalen e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, të fituar nga Roma.

Vezzali konsiderohet si sportistja më e suksesshme e të gjitha kohërave në sportin e skermës, me 6 medalje ari në lojërat olimpike dhe 9 medalje ari individuale dhe ekipore në kampionatet evropiane.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts