Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetStudentë shqiptarë dhe serbë, pjesë të projektit të OSBE-së, fitojnë çmimin e...

Studentë shqiptarë dhe serbë, pjesë të projektit të OSBE-së, fitojnë çmimin e parë në festivalin rajonal të gazetarisë

-

Studentë shqiptarë dhe serbë nga universitetet e Shkodrës dhe Novi Sadit fituan çmimin e parë në festivalin rajonal të gazetarisë “Ura mbi edukimin mediatik 2022”.

Videoja e tyre, që tregon se sa të ngjashme janë legjendat e kalave të Rozafës dhe të Petrovaradinit, u prodhua me teknika të gazetarisë përmes celularit, të cilat studentët i mësuan në një projekt të përbashkët të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Misionit të OSBE-së në Serbi. Projekti synon rritjen profesionale të gazetarëve të rinj në të dyja vendet dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre, bëhet e ditur nga OSBE.

Festivali i organizuar nga Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Novi Sadit mblodhi studentë, ekspertë të medias dhe akademikë nga Beogradi, Zagrebi, Sarajeva, Podgorica dhe Shkodra. Gjatë tij, studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u takuan me bashkëmoshatarët e tyre nga Serbia dhe nga rajoni. Ata u takuan, gjithashtu, edhe me Anita Shaqirin, këshilltare në ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe me Sarah Groen, zëvendëskryetare e Misionit të OSBE-së në Serbi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts