Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetPuna e Policisë në një javë: 136 të arrestuar dhe 23 të...

Puna e Policisë në një javë: 136 të arrestuar dhe 23 të shpallur në kërkim

-

Në një javë Policia e Shtetit ka realizuar 20 operacione policore, ku në pranga kanë rënë 136 persona, si edhe 23 të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu në njoftimin e Policisë, thuhet se janë shtuar masa për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në nisje të sezonit turistik. “Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme”.

Njoftimi i plotë

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Masa të shtuara për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin, gjatë sezonit turistik veror.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, nga këta: 136 janë arrestuar, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Mbikalimi”, “Chiller”, “Replace”, “Promise”, “Komuna”, “Zenelaj”, “Double 3”, “Thirra”, “Gryka”, “Vazhdimësia”, “Shënjestra 2”, “Muriqani”, “Perimetri”, “Zimaj”, “Tjetërsimi i Lagunës”, “Butterfly”, “Luzi 2”, “Kulla”, “Agimi” dhe “Bruz Zalli”, nga këta:

• 4 për goditjen e armëmbajtjes pa leje;

• 6 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike;

• 3 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin;

• 3 për kapjen e personave në kërkim;

• 2 në fushën e mashtrimit;

• 1 për goditjen e tregtimit të lëndëve eksplozive;

• 1 për goditjen e krimeve mjedisore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts