Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetJavë e “nxehtë” për Policinë, nga armët te droga dhe shoferët e...

Javë e “nxehtë” për Policinë, nga armët te droga dhe shoferët e papërgjegjshëm, ja çfarë ndodhi gjatë 7 ditëve në vend

-

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e kësaj jave, ku ka qindra të arrestuar dhe shumë të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga kapja me armë zjarri te posedimi i lëndëve narkotike dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Një sërë megaoperacionesh policore të finalizuara brenda një jave, në qarqe të ndryshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.Arsenal armësh, drogë, prona dhe pasuri, të sekuestruara, dhjetëra shtetas në kërkim, të kapur e qindra të tjerë të arrestuar dhe të proceduar penalisht.

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 469 persona, nga këta: 133 janë arrestuar, 309 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 32 persona në kërkim, nga të cilët: 29 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 37 operacione policore të koduara: “Pojska”, “Vallas”, “Torino”, “Plastic”, “Yelloë pack”, “Triple”, “Silent 2”, “Pedals”, “Summer 22”, “Kompleksi”, “Bulevardi”, “Tranzit 23”, “SPA”, “Shantazhi”, “Distribute”, “Room 3”, “Seven”, “Road Guard 26”, “Road Guard 27”, “Road Guard 28”, “Long ëay”, “Last play”, “Restart 8”, “Restart 9”, “Perimetri 178”, “Basti i fundit”, “Space”, “Zastava”, “Last day”, “Hoti 2”, “Poker 4”, “Vilu”, “Obot”, “Seriali 2”, “Rent”, “Fati i lojërave” dhe “Mix”.
  • Operacioni ”Vallas”/Shkodër->246 kg kanabis të sekuestruara, 6 shtetas në pranga, 8 bashkëpunëtorët e tyre në kërkim;
  • Operacioni “Silent 2”/Tiranë->12 armë zjarri, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe lëndë eksplozive të sekuestruara, në pranga 27-vjeçari;
  • Operacioni “Summer 2022”-> prona dhe pasuri me vlerë 2 milion euro që kanë si burim aktivitete kriminale, të sekuestruara nga shërbimet e Policisë;
  • Operacionet “Restart 8” dhe “Restart 9”/Korçë->50.5 kg kanabis të sekuestruara, 3 shtetas në pranga;
  • Operacioni “Long ëay”/Kukës->20 kg kanabis të sekuestruara, 5 shtetas në pranga.
  • Operacioni “Pojska”, në kuadër të të cilit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Policinë e Pogradecit, u vu në pranga një shtetas turk i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim;
  • 7 operacione të finalizuara, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri nga territori grek;
  • 5 operacione të finalizuara, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
  • Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike të dyshuara kanabis, kokainë, ekstazi, MDMA, fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, 3 peshore elektronike, 97 aparate celulare, 1 tablet, 2 laptopë, 2 aparatura DVR, 12 automjete, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, 5 paruke, 1 pasaportë e dyshuar e falsifikuar, biçikleta të vjedhura, medikamente që dyshohet se janë të kontrabanduara në vendin tonë, 1 valixhe me çipsa, si dhe shuma parash dhe asete që dyshohet se e kanë burimin nga aktivitete kriminale.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 15 armë zjarri, 1 armë gjahu, pjesë të ndryshme armësh, sasi lënde eksplozive, 1 thikë, 2 doreza dhe municion luftarak.
  • Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 29 raste të krimeve mjedisore, 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 50 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.
  • Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë vënë në pranga 2 shtetas.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts