Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetMbetën të bllokuar në Theth, mediat çeke pasqyrojnë lajmin se si u...

Mbetën të bllokuar në Theth, mediat çeke pasqyrojnë lajmin se si u shpëtuan 3 turistët: U desh ndërhyrja e helikopterit

-

Lajmi mbi shpëtimin e tre turistë çekë që kishin ngecur në një zonë malore mes fshatrave Theth dhe Valbonë në Alpet Shqiptare, është pasqyruar dhe në mediat çeke.
‘Cnn.iprima.cz’ shkruan se u desh ndërhyrja e një helikopteri për shkak të terrenit të vështirë për t’u aksesuar.

“Rreth orës 10:07, kemi marrë informacion se tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në terrene të pjerrëta në kufirin mes Thethit dhe Valbonës”, tha policia. Ajo shtoi se anëtarët e saj kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. “Për shkak të terrenit të pjerrët dhe të vështirë dhe largësisë së alpinistëve nga ku mund të arrijnë me makinë, është kërkuar një helikopter”, shtoi ajo.
“Policia, tha se helikopteri nuk mundi të operonte në zonë për shkak të mjegullës dhe terrenit të pjerrët. Rojet dhe shpëtimtarët përfundimisht arritën te turistët në këmbë dhe i çuan në një vend ku mund të ulej helikopteri. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në artikull ndër të tjera.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se; “Zona malore rreth Thethit, ku majat e shkëmbinjve arrijnë një lartësi deri në 2400 metra, është një destinacion popullor për turistët nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, veçanërisht nga Republika Çeke. Fakti që tre studentë çekë u zhdukën në këtë zonë në vitin 2001 nuk i pengoi ata të udhëtonin në këto vende. Në vitin 2015, dy turistë çekë u vranë në malet në veri të Shqipërisë.”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts