Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetShqiptarët dhe Rusët me përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit...

Shqiptarët dhe Rusët me përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit më 2021

-

Shqiptarët dhe Rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë sipas një grafiku krahasues që ndërtoi Eurostat, për këtë tregues nga 2015-2021.

Krahasimi që përfshiu disa vende të Europës dhe të tjera në zhvillim është një indeks i bazuar në një kombinim e anketave dhe vlerësimeve të korrupsionit nga 13 burime të ndryshme.

Indeksi bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë 2015-2021 Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport m veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike.

Korrupsioni gjithashtu shkakton dëme sociale, si përhapja e krimit të organizuar, trafiku i drogës dhe njerëzve. Korrupsioni gjithashtu minon besimin në institucionet demokratike dhe dobëson përgjegjshmërinë e udhëheqjes politike.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts