Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetERE miraton rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh

ERE miraton rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh

-

 

Enti rregullator i Energjisë miratoi sot vendosjen e fashës prej 800 kilovatësh dhe çmimin e ri që do paguajnë familjet që kalojnë fashën që do të jetë 42 lekë kilovati.

“Në mbledhjen e datës 23 shtator 2022 të bordit të Entit Rregullator të Energjisë vendosi: Miratohet tarifa 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes për energjinë +800 kWh energji nga konsumatorët familjarë. Në mbledhjen e datës 23 shtator 2022 të bordit të Entit Rregullator të Energjisë. Gjendja e Emergjencës për Furnizim me Energjinë shtrihet deri në 31 dhjetor 2022. Sipas ERE, tarifa 42 lekë/ kWh ndaj konsumatorëve familjarë (që me gjithë TVSh shkon në 50 lekë/ kWH) të ketë efekt deri më 31 dhjetor 2022. Më pas do të shihet në Këshilli i Ministrave do të shtyjë sërish Emergjencën për Furnizim me Energjinë”.

Përfaqësuesi i FSHU-së, tha në mbledhje se ka paraqitur për miratim “kërkesën për çmimin për 800 kë/h. Çmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kw/h.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak të rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jetë 42 lekë për kwh për konsumin familjar mbi 800 kwh në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë, duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike. Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm. Kërkojmë miratimin e çmimit 42 lekë për kwh orë për konsumin mbi 800 kwh”, tha përfaqësuesi i Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Sipas një eksperteje, e pranishme në mbledhje për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjisë elektrike që do të duhet të paguajë do të jetë 11740 lekë.

“800 wh do të faturohej me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë. 50 kwh orë mbi konsumin 800 kë/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts