Friday, December 27, 2024
HomePolitikëSulmi kibernetik/ Çuçi: Asnjë vend nuk e përballon dot i vetëm

Sulmi kibernetik/ Çuçi: Asnjë vend nuk e përballon dot i vetëm

-

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi u shpreh sot se asnjë vend nuk i përballon dot i vetëm sulmet kibernetike, e jo më një vend si Shqipëria.

Duke folur në një tryezë me përfaqësues të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian, ai tha se sfidat për policinë tani kanë ndryshuar, nga krimi i organizuar dhe terrorizmi te sulmet kibernetike.

“Të gjithë ndajmë të njëjtin opinion që sfidat në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, janë shumë komplekse. Mjafton të përmendim situatën e pazakontë që po përballet sot Policia dhe agjenci të tjera të qeverisë me sulmin kibernetik. Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, lufta kundër drogës dhe terrorizmit, për të cilat kemi krijuar stabilitet lidhur me bashkëpunimin me partnerët, tani po përballemi me luftra të reja siç është lufta kibernetike. Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm këto fenomene, e jo më një vend i vogël në zhvillim siç është Shqipëria”, tha Çuçi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts