Thursday, March 28, 2024
HomeEkonomiZbardhen fashat orare dhe si do faturohet energjia për familjarët dhe biznesin...

Zbardhen fashat orare dhe si do faturohet energjia për familjarët dhe biznesin pas 1 Tetorit

-

Çmimi final i energjisë elektrike për konsumatorë familjarë dhe biznese, ka pësuar ndryshime gjatë vitit 2022. “Open Data Albania” ka analizuar ndryshimet e çmimit të shitjes energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznese sipas tensionit të furnizimit për vitin 2022, sipas së cilës çmimi final i shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznese është rritur.

Me çmim final do të kuptojmë çmimin e shitjes së energjisë plus tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërsa konsumatorët familjarë, për periudhën 1 Tetor e vijim do të përballen me 2 fasha apo nivele të ndryshme të çmimit të energjisë elektrike.

Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë për çdo kwh vlerë kjo pa TVSH.

Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42 Lekë për kwh për çdo sasi kilovati më tepër se 800. Kjo fashë progresive pritet të prekë më shumë familjet me shumë anëtarë, të moshuarit që bëjnë jetë familjare më intensive, dhe prindërit që rrisin fëmijë duke konsumuar më shumë në larje, gatim apo ngrohje me energji.

Për shembull: Një familje konsumon 1000 kilovat energji elektrike në muaj, për këtë sasi të shpenzuar përpara 1 tetorit 2022, ajo duhet të paguajë 11,400 Lekë me TVSH (1000 kwh 9.5 Lekë/kËh plus 20 % TVSH). Pas 1 Tetorit, po e njëjta sasi e konsumuar do të faturohet total 18 920 Lekë me TVSH ku 800 kwh do të llogariten me 9.5 Lekë për kËh, ndërsa 200 kw llogariten me çmimin 42 Lekë për kwh plus TVSH mbi çmimin e shitjes prej 20%. Për të njëjtën sasi të konsumuar, konsumatori Familjar do të paguajë 7 520 Lekë apo rreth 66% më shumë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts