Kur afati për të zgjedhur kreun e ri të SPAK-ut është në limit, Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar.
Po ashtu Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.