Friday, January 27, 2023
HomeAktualitetShqipëria, rritje rekord me 60% të trafikut ajror

Shqipëria, rritje rekord me 60% të trafikut ajror

-

Gjatë 2021-shit, Shqipëria ka kryesuar listën e vendeve europiane për performancën e trafikut ajror krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Shqipëria ka një rritje me 60 për qind dhe një diferencë me afro 30 për qind me vendin e dytë që është Bosnja e cila ka një rritje për 31 për qind. 6 vende të tjera që kanë pasur rritje të fluturimeve nga 2021 janë, Kosova me 23 për qind, Armenia 21, Rusia dhe Luksemburgu me 6 për qind, Greqia me 4 dhe Maqedonia e Veriut me 1 për qind.
Të gjitha vendet e tjera europiane të marra në analizë kanë pasur regres, duke shënuar ulje të performancës në trafikun vjetor ajror krahasur me 2 vite më parë.
Kjo besohet se është ndikuar nga kriza e pandemisë që preku më së shumti transportin ajror për shkak të kufizimeve që ndërmorën pjesa më e madhe e vendeve të Europës. Ndërsa Shqipëria zgjodhi të heqë çdo kufizim dhe të lejonte fluturimet nga çdo vend i botës.

Në analizë janë marrë 2600 aeroporte nga 180 vende të botës dhe janë vlerësuar në tre komponentë të ndryshëm: numri i pasagjerëve, transporti ajror i mallrave dhe postës, si dhe ai avionëve të pasagjerëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts