Monday, December 30, 2024
HomePolitikëAplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Spanja del kundër

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Spanja del kundër

-

 

Spanja konfirmoi qëndrimin e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Pascual Navarro, Sekretar i Shtetit për BE-në, duke dëshmuar në një komision të Parlamentit, tha se me kushtet aktuale vendi i tij do të dalë kundër çdo votimi, qoftë procedural apo për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Sekretari i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascual Navarro u shpreh se, më 15 dhjetor, Kosova dorëzoi kërkesën e saj në Pragë në Presidencën Çeke dhe Presidenca Çeke nuk ka marrë ende një vendim procedural.

‘Do të shohim vendimin e presidencës suedeze. Normalisht do të kërkohet një opinion nga Komisioni dhe pastaj futet në një debat në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund, merret një vendim në Këshillin Evropian. Spanja e ka treguar tashmë se nuk e njeh Kosovën dhe për rrjedhojë, do të votojë kundër çdo vendimi, qoftë procedural dhe përfundimisht për dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën.’, tha ndër të tjera Navarro.

Ai vijoi më tej duke shtuar se, shteti që ai përfaqëson ka instistuar në dy gjëra kryesore, njëra që mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 ‘Së dyti, Spanja ka një qëndrim konstruktiv, me Ballkanin në përgjithësi , pra në të njëjtin Këshill për Çështjet e Përgjithshme. Në të njëjtin Këshill për Çështjet e Përgjithshme, Spanja mbështeti liberalizimin e vizave me Kosovën; Kosova për ne nuk është shtet, por një territor me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie. Spanja nuk është vetëm qeveria spanjolle, nuk do të mbështesë dhënien e statusit të vendit kandidat’, deklaroi më tej Pascual Navarro.  /A2

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts