Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetPas zgjedhjes së anëtarit të 9, nis procedura për kreun e ri...

Pas zgjedhjes së anëtarit të 9, nis procedura për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese

-

 

Pas zgjedhjes së Holta Zaçajt si anëtare e 9 e Kushtetueses nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ka nisur procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se do të jetë Zaçaj ajo që do të zëvendësojë Vitore Tushen, aktualisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, në rend dite ishte dhe fakti se kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët për postin e Kryetarit, mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë, konkretisht të zonjës Zaçaj.

NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e thirrur nga Kryetarja zonja Vitore Tusha, bazuar në nenet 7/d, 12, pika 2, shkronja “a” dhe 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 11, pika 2, shkronja “ë”, pika 3, shkronja “a”, dhe 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, zhvilloi ditën e hënë, më 16.01.2023, ora 11:30, Mbledhjen e Gjyqtarëve me rend dite si vijon :
1. Caktimin e kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese, organizimin e shortit për këtë qëllim.
2. Diskutimin në lidhje me fillimin e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:
1. Procedura për caktimin e kolegjeve për vitin 2023 të zhvillohet pas fillimit të detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.
2. Vijimin e funksionimit të kolegjeve sipas përbërjes ekzistuese.
3. Ndryshimi i vendimit nr. 19, datë 15.12.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për përbërjen e kolegjit numër 2 si më poshtë:
Kolegji 2: Kryesuese Sonila Bejtja
Anëtar Genti Ibrahimi
Anëtare Marjana Semini
4. Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
5. Kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts