Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e nis me lajmin se Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin, pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë
”MIRËMËNGJES dhe me një tjetër pjesë të munguar të Rrugës së Kombit, Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin që pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë, me një arkitekturë e strukturë të veçantë prej çeliku varur në 310 metër gjatësi, ju uroj të diel të mbarë”,-shkruan Rama.