Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.
Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, në datën 11.02.2023, është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani.
Po në kuadër të këtyre masave, më datë 14 janar, Policia Kufitarr e Rinasit ka proceduar penalisht edhe shtetasin S. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë. Procedimi ndaj tij filloi sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se shtetasi S. D. e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.